Covid 19/ Në SHBA janë infektuar nga koronavirusi rreth gjysmë milioni fëmijë

Covid 19/ Në SHBA janë infektuar nga koronavirusi rreth gjysmë milioni fëmijë

15:43, 02/09/2020
A+ Aa A-

Që nga fillimi i pandemisë Covid-19 deri më 27 gusht, janë infektuar 476 000 fëmijë nga koronavirusi, sipas një raporti të azhurnuar dhe të botuar nga Akademia Amerikane e Pediatrisë dhe Shoqata e Spitalit të Fëmijëve.

Raporti shikon të dhëna të raportuara publikisht nga 49 shtete, Neë York City, District of Columbia, Porto Rico dhe Guam.

Fëmijët përfaqësonin 9.5% të gjitha rasteve dhe ekziston një normë e përgjithshme prej 631 rastesh për 100,000 fëmijë në popullatë. Të dy këta numra janë rritur që nga raporti i mëparshëm më 20 gusht, kur fëmijët përfaqësonin 9.3% të gjitha rasteve dhe shkallën e përgjithshme me 583 raste për 100,000 fëmijë në popullatë.

Janë raportuar 70,330 raste të reja fëmijësh që prej 13 gushtit - kjo është një rritje prej 17% në rastet e fëmijëve gjatë dy javëve.

Nga nëntë shtetet që raportuan testimin, fëmijët përbëjnë midis 4% dhe 13.3% të gjitha testeve. Midis 2.8% dhe 17.4% të fëmijëve të testuar ishin pozitivë për Covid-19.

Për 22 shtetet dhe Qytetin e Nju Jorkut që raportuan shtrime në spital, fëmijët përbënin 0.6% deri në 4.1% të totalit të raportuar të shtrimeve në spital. Midis 0.3% dhe 8.5% të gjitha rasteve të fëmijëve rezultuan në shtrim në spital.

Për 43 shtetet dhe qytetin e Nju Jorkut që raportuan për vdekshmërinë, fëmijët përbënin 0% deri 0.3% të gjitha vdekjeve në Covid-19 dhe 19 shtete raportuan vdekje zero të fëmijëve

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco