Vdes kasapi Pol Potit, ekzekutoi personalisht 12 mijë persona

Vdes kasapi Pol Potit, ekzekutoi personalisht 12 mijë persona

10:00, 02/09/2020
A+ Aa A-

Kryetari i burgut të regjimit Khmer Rouge të Kamaboxhias, i njohur si shoku Duch, i cili mbikëqyri vrasjen masive të të paktën 14,000 kamboxhianëve në burgun famëkeq Tuol Sleng, ka vdekur.

Duch, i cili ishte 77 vjeç dhe vuante nga disa sëmundje, vdiq në një spital në Phnom Penh në orët e para të së mërkurës.

Në vitin 2010, komandanti ishte figura e parë e Khmer Rouge që u dha llogari nga një gjykatë për mizoritë e kryera nën regjimin ultra-komunist, i cili vrau rreth 1.7 milion njerëz, një e katërta e popullsisë së Kamboxhias, midis 1975 dhe 1979.

Si kreu i Tuol Sleng, Duch kryesoi torturat dhe ekzekutimet e mijëra burrave, grave dhe fëmijëve. Të burgosurit u detyruan të japin shpjegime të hollësishme dhe duke implikuar familjarët e tyre si të supozuar armiq të revolucionit .

Shumë prej tyre u detyruan të hapin vetë varrin e tyre.

Duç, emri i të cilit ishte Kaing Guek Eav, në kohën e gjyqit të tij kishte shprehur keqardhje për krimet e tij, në vitin 2009, ai i tha gjykatës: "Unë jam i vetmi përgjegjës për humbjen e të paktën 12,380 jetëve.”

Vdekja e tij ishte "një kujtesë se drejtësia është një proces i gjatë dhe i vështirë, ndoshta kjo mund të sjellë një kënaqësi për të gjallët, dhe të rënët tani mund të pushojnë në paqe", tha Youk Chhang, drejtori i Qendrës së Dokumentimit të Kamboxias .

 Burgu, i cili ishte vendosur në një shkollë të mesme në qendër të Phnom Penh, u bë një simbol i brutalitetit të regjimit të Khmer Rouge.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco