Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

India/ Rekord botëror me infektime nga Covid 19

India/ Rekord botëror me infektime nga Covid 19

08:48, 30/08/2020
A+ Aa A-

India ka regjistruar 78.761 raste të reja të Covid-19 të dielën, rritja më e lartë një-ditore me rastet e reja me infeksione të raportuar deri tani në botë.

Rekordi ishte vendosur më parë nga SH.B.A., i cili raportoi 77.638 raste të reja në 17 korrik.

India ka numrin e tretë më të lartë të infeksioneve, pas SHBA dhe Brazilit, me më shumë se 3.5 milion raste në një popullsisë prej 1.3 miliardë. Koronavirusi ka goditur shumë mega-qendrën financiare Mumbai dhe kryeqytetin New Delhi, por tani po rritet edhe në qytete më të vogla dhe zona rurale.

Rastet e reja erdhën një ditë pasi qeveria lehtësoi më tej bllokimin e saj. Nga muaji tjetër njerëzit mund të mblidhen në grupe deri në 100 persona për ngjarje kulturore, argëtuese, sportive dhe politike, për sa kohë që ata mbajnë maska dhe në distancë shoqërore. India ka pasur kufizime në fuqi që nga fundi i marsit, dhe ekonomia po lufton me humbjen e milionave vendeve të punës.

Shkollat do të vijojnë të mbesin të mbyllura njofton ministria e arsimit në Indi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco