Helmimi Navalny, Kremlini: Nuk është koha për hetime

Helmimi Navalny, Kremlini: Nuk është koha për hetime

12:38, 25/08/2020
A+ Aa A-

Kremlini tha të martën se nuk kishte nevojë tani për të hetuar rrethanat që shpien deri tek sëmundja e politikanit të opozitës Alexei Navalny dhe se diagnoza fillestare e një klinike gjermane për helmimin nuk ishte ende përfundimtar.

Kancelarja gjermane Angela Merkel të hënën i bëri thirrje Rusisë të hetojë helmimin e dyshuar të Navalny dheautorët të përgjigjen përpara drejtësisë pasi mjekët gjermanë gjetën indikacione për një substancë toksike në trupin e tij.

Por zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se klinika gjermane nuk e kishte identifikuar përfundimisht substancën që qëndron pas sëmundjes së Navalny. Ai shtoi se ishte e paqartë pse mjekët gjermanë po nxitojnë të përdorin fjalën helmim, njofton Reuters.

Ai tha se nëse helmimi përcaktohej përfundimisht si arsye, atëherë do të fillohej një hetim.

"Nëse substanca identifikohet dhe nëse përcaktohet se po helmon, atëherë, sigurisht, kjo do të jetë një arsye për hetim," u tha ai gazetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco