Qeveria britanike: Kush do të kthehet nga Franca, do të karantinohet 14 ditë

Qeveria britanike: Kush do të kthehet nga Franca, do të karantinohet 14 ditë

15:21, 14/08/2020
A+ Aa A-

Britania e Madhe ka vendosur të shtojë në vendet, të cilët paraqiten me risk të lartë infektimesh, edhe Francën.

Të gjithë personat që janë momentalisht në Francë, ose planifikojnë të udhëtojnë atje, do t'i nënshtrohen një karantine 14-ditore bën me dije Sekretari i Transportit, Grant Shapps.

"Ne kemi punuar kaq shumë në këtë vend për të ulur nivelin tonë të infeksioneve, gjëja e fundit që duam të bëjmë është që njerëzit të kthehen dhe të sjellin infeksionin,”- tha ai për BBC.

Sekretari i Transportit tha se vendimi erdhi kur shkalla e infeksionit në vendet e prekura tejkaloi 20 raste në 100,000 njerëz gjatë shtatë ditëve.

Clement Beaune, sekretari i shtetit të Francës për çështjet evropiane reagoi duke thënë se do të kishte reagim reciprok për vendimin që ka marrë Britania.

Në Francë, sipas statistikave zyrtare britanike, janë rreth 160 000 mijë pushues, të cilët pasi të rikthehen duhet t'i nënshtrohen një karantine 2 javore.

I njëjti vendim vlen për personat që vijnë nga Holanda, Franca, Maltë dhe Turqia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco