Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

‘200 kg kokainë në ditë’/ Policia zbulon ‘lavanterinë’ më të madhe të drogës në vend

‘200 kg kokainë në ditë’/ Policia zbulon ‘lavanterinë’ më të madhe të drogës në vend

17:04, 11/08/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme, policia holandeze deklaroi se kishte zbuluar laboratorin më të madh të kokainës në vend.

"Laboratori ishte brenda një stalle kuajsh në qytetin Nijeveen afër kufirit gjerman dhe përpunonte rreth 200 kilogramë kokainë në ditë”, sipas policisë.

“Ky është laboratori më i madh i kokainës i zbuluar ndonjëherë në Holandë”, tha një zëdhënës i policisë.

Policia vlerësoi se prodhimi ditor ishte me vlerë rreth 4,5 milionë euro (5,3 milionë dollarë).

Shtatëmbëdhjetë persona u arrestuan, ku 13 prej tyre ishin kolumbianë.

Rreth 100 kilogramë drogë si dhe mijëra litra kimikate u konfiskuan nga policia.

”Laboratori në fjalë ishte një ‘lavanteri’ droge”, sipas policisë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco