E pazakontë: 'Dimër në mes të verës', dhjetëra rrufe dhe breshër sa topi i golfit

E pazakontë: 'Dimër në mes të verës', dhjetëra rrufe dhe breshër sa topi i golfit

14:26, 11/08/2020
A+ Aa A-

Britani e Madhe - Një situatë e pazakontë meteorologjike përfshiu disa zona të Britanisë së Madhe, ku papritur stina e verës u shndërrua në `Dimër`.

Mediat vendase raportojnë, se në qytetin Capel Curing në Uellsin e Veriut ra një breshër jo vetëm i fortë, por edhe me madhësinë e një topi golfi.

Breshëri ishte aq i fuqishëm, saqë aktivizoi edhe alarmet e makinave të parkuara. Ndërkohë në të njëjtin moment, në anën tjetër të Britanisë së Madhe njerëzit po shijonin diellin dhe temperaturat 32 gradë Celcius.

Për këtë arsye, ky u quajt një ndryshim i çuditshëm i motit. Nga ana tjetër, në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar u shënuan 50 mijë goditje rrufeje në 24 orë.

Stuhitë e mëdha dhe rrufetë sulmuan Britaninë e Madhe brenda natës, duke arritur nga Uellsi i Veriut në Skoci, pas valës së nxehtë të fundjavës. Autoritetet u frikësohen përmbytjeve për shkak të stuhive.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco