Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PL, Ilir Meta. konferencë me gazetarët

VIDEO/ Gruaja nuk e shet pronën, shikoni si e zgjidh shteti ndërtimin e autostradës

VIDEO/ Gruaja nuk e shet pronën, shikoni si e zgjidh shteti ndërtimin e autostradës

16:36, 10/08/2020
A+ Aa A-

Pasi pronari ka refuzuar t’ia shesë shtetit për dekada, autoritetet në qytet kinez ndërtuan një urë rreth një shtëpie të vogël.

Mediat lokale tregojnë pronën e ngatërruar midis urës së ndërtuar së fundmi në Haizhuyong në qytetin Guangzhou, provinca Guangdong.

Sipas informacioneve, shtëpia ka një kat dhe përbëhet nga një apartament prej 40 metrash katrorë dhe sikur qëndron në një ‘vrimë’ në mes të rrugës me katër korsi.

Pronarja, e njohur me mbiemrin Liang, nuk donte të zhvendosej pasi që shteti nuk gjeti një vend ideal si kompensim.

“Unë i di pasojat dhe nuk më intereson se çfarë mendojnë të tjerët për mua. Ju mendoni se ky ambient është i keq, por mendoj se është i qetë, çlirues dhe i rehatshëm”, tha ajo.

Pronarja thuhet se kërkoi katër apartamente dhe shteti ra dakord t’i jepte vetëm dy. Asaj iu ofrua gjithashtu strehim pranë morgut të qytetit, që është një arsye tjetër pse ajo nuk pranoi të largohej.

Autoritetet pretendojnë se gjithashtu i ofruan para, por që ajo nuk pranoi. Pastaj inxhinierët studiuan projektet përsëri për të bërë një urë që anashkalonte shtëpinë, ndërkohë që shteti do të vazhdojë të negociojë me Liang.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

lala10/08/2020 17:48

KUSH OSHT DIKTATURE KINA APO SHQIPERIA ?.

Shto koment

Denonco