Bilanc lufte nga koronavirusi/ Shkon në 100 mijë numri i viktimave në Brazil

Bilanc lufte nga koronavirusi/ Shkon në 100 mijë numri i viktimave në Brazil

13:58, 09/08/2020

Brazili ka regjistruar më shumë 100,000 vdekje të lidhura me Covid-19, ndërsa shpërthimi në vend nuk tregon shenja lehtësimi.

Virusi vrau 50,000 njerëz në tre muaj, por ai numër u dyfishua në vetëm 50 ditë. Deri më tani ka pasur më shumë se tre milion raste të konfirmuara.

Pandemia nuk ka arritur akoma kulmin, por dyqanet dhe restorantet në vend tashmë janë rihapur.

Ekspertët janë ankuar për mungesë të një plani të koordinuar nga qeveria Bolsonaro pasi autoritetet lokale tani po përqendrohen në rifillimin e ekonomisë, e cila ka të ngjarë të nxisë përhapjen e virusit.

Presidenti Bolsonaro, i cili e ka quajtur Covid-19 një “grip të vogël”, është kritikuar brenda dhe jashtë vendit për përgjigjen e tij ndaj shpërthimit, ndërsa tha se sëmundja shërohet falë ilaçit anti-malarial

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco