Nga nudisti te Lamborghini: Këto foto po thyejnë rrjetin

Nga nudisti te Lamborghini: Këto foto po thyejnë rrjetin

10:34, 09/08/2020
A+ Aa A-

Në mesin e pandemisë, këtë fundjavë Gjermania arriti të prodhojë disa foto-lajme që u bënë virale jo vetëm në këtë vend, por në mbarë Europën.

Në rastin e parë, policia nisi një aksion për të kontrolluar makinat e modifikuara. Ajo ndaloi një mjet tip Lamborghini Huracan EVO SPYDER me vlerë mbi 200 mijë euro.

Fillimisht ato u habitën pasi drejtuesja kishte veshur taka kaq të larta, sa e bënin të vështirë të ngiste mjetin.

Por pasi kontrolluan makinën dhe zbuluan se ajo nuk kishte asnjë modifikim, u habitën akoma më shumë kur panë se drejtuesja nuk kishte patentë. Ajo u shoqërua për në komisariat.

Në rastin e dytë, fotot qesharake u bënë virale në mbarë botën. Ato tregojnë një nudist teksa ndjek një derr të egër në një park në Berlin.

Derrat e egër janë vizitorë normalë në kryeqytet, por këtë herë njëri prej tyre zemëroi një nudist pasi i vodhi qesen. Nudisti nisi ta ndiqte, teksa njerëzit qeshnin.

Ai u justifikua se duhej ta kapte derrin pasi brenda në qese kishte laptopin. Kur u kthye me qesen në dorë, të gjithë duartrokitën. Megjithatë ai nuk e dinte se do bëhej kaq i famshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco