Përgjaket protesta në Bejrut/ Mbi 100 të plagosur dhe 1 oficer policie i vrarë

Përgjaket protesta në Bejrut/ Mbi 100 të plagosur dhe 1 oficer policie i vrarë

19:44, 08/08/2020

Protestuesit në Bejrut kanë hyrë në ministrinë e jashtme gjatë një demostrimi mbi shpërthimin e madh të së martës, që la të paktën 158 të vdekur.

Deri tani janë numëruar më shumë se 100 të plagosur dhe është vrarë 1 oficer policie. 

Polici ka ndërruar jetë gjatë përplasjeve me demonstruesit në Beirut. Zëdhënësi i policisë tha se vdiq kur ra në kullën boshe të një ashensori në një ndërtesë aty pranë teksa po ndiqej nga protestuesit.

Disa mijëra njerëz janë në rrugë në një protestë të planifikuar, por ka pasur dhunë ndërsa policia ka gjuajtur me gaz lotsjellës ndaj demonstruesve të cilët kanë hedhur gurë, raporton BBC.

Ka edhe raportime se janë përdorur armë zjarri, ku krismat po dëgjohen nga Sheshi Qendror i Dëshmorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco