VIDEO-t zbulojnë gjithçka/ A ishte një sulm me raketë shpërthimi në Bejrut?

VIDEO-t zbulojnë gjithçka/ A ishte një sulm me raketë shpërthimi në Bejrut?

19:33, 08/08/2020
A+ Aa A-

Ndërsa versionet e pamjeve ndryshojnë, videot e shpërthimit të fuqishëm në Bejrut kanë qarkulluar në platforma të ndryshme të mediave sociale.

Ndërsa deri më tani versioni zyrtar është aksidenti në depon me 2 700 ton nitrat amoni, teksa hetimet vazhdojnë, një nga pretendimet e shumta është se ishte një sulm me raketë.

Videot që u publikuan fillimisht në rrjetet sociale ishin nga dëshmitarë okularë në kryeqytetin libanez, të cilët përjetuan shpërthimin tragjik.

Më vonë qarkulluan të tjera pamje, ku pretendohej se në video dallohej një objekt i ngjashëm me një raketë.

Mediat e huaja shkruajnë se pamjet e manipuluara janë marrë nga faqja në Facebook e prodhuesit të mediave sociale arabe me qendër në Bejrut, Mehsen Mekhtfe.

Ai e kishte kapur shpërthimin ndërsa po shëtiste afër portit, diçka që ai bën shpesh gjatë asaj kohe të ditës.

Bellingcat shkruan se disa video janë shfaqur në internet, të cilat pretendojnë se tregojnë se depoja ishte goditur nga një raketë.

Asnjë prej tyre në të vërtetë nuk e tregon këtë: të gjithë janë ose falsifikime të qëllimshme ose thjesht zogj që fluturojnë nëpër kamera.

Në videot më poshtë, të dy pjesët e pamjeve krahasohen me origjinalet e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco