Imazhe satelitore të shpërthimit të Bejrutit/ Një krater i madh zëvendëson tokën

Imazhe satelitore të shpërthimit të Bejrutit/ Një krater i madh zëvendëson tokën

19:21, 05/08/2020
A+ Aa A-

Imazhet satelitore tregojnë një krater masiv në vendin e shpërthimit të së martës në portin e Bejrutit.

Pothuajse çdo ndërtesë ose ka pësuar dëme të konsiderueshme ose është shkatërruar nga shpërthimi, raporton CNN.

Një krater i madh, i mbushur me ujë ka zëvendësuar tokën ku qëndruan dy ndërtesa portuale.

Ndërtesat në jug, afërt portit duket se ka pësuar dëme të konsiderueshme.

Disa mezi kanë kornizën e tyre ende në këmbë dhe të tjerët janë zvogëluar në rrënoja.

Në një lagje ngjitur në lindje duket se ka dëme edhe në çati.

Sipas kryeministrit të Libanit, Hassan Diab, 2,750 ton nitrat amoniumi, shpërtheu të martën.

Nitrati i amonit është një material mjaft eksploziv që përdoret në plehrat kimike.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco