Po zhvillonte intervistë, reporterja e BBC përplaset në tokë pas shpërthimit në Bejrut

Po zhvillonte intervistë, reporterja e BBC përplaset në tokë pas shpërthimit në Bejrut

18:19, 05/08/2020
A+ Aa A-

Momenti i shpërthimit në Portin e Bejrutit është një nga ato pamje që mbetet gjatë në memorie.

Video të shumta kanë qarkulluar në rrjet, ku nga pozicione dhë kënde të ndryshme mund të shihet mjaft qartë fuqia e atij shpërthimi marramendës.

Një reportere arabike e BBC-së po zhvillonte një intervistë me Faisal Al-Aseel, një menaxhues projektesh në Agjencinë Marokene të Energjisë së Rinovueshme kur ndodhi shpërthimi në Bejrut.

Siç shihet dhe nga pamjet reporterja është rrëzuar përtok nga vala e shpërthimit, ku krahas britmave të saj në video shihen xhamat e shkatërruar nga shpërthimi.

Si pasojë e shpërthimit në kryeqytetin e Libanit janë vrarë deri më tani të paktën 100 njerëz dhe ka plagosur më shumë se 4,000 të tjerë.

Presidenti Michel Aoun është shprehur se 2,750 ton nitrat amoniumi ishin ruajtur në mënyrë të pa sigurt në një depo në port për gati gjashtë vitesh.

Është raportuar se nitrati i amonit ka qenë shkarkuar nga një anije e ndalur në port në 2013 dhe më pas ishte ruajtur në një depo atje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco