Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Vdekjet nga COVID-19 në nivelet më të ulëta/ Britani regjistron 7 viktima në 24 orë

Vdekjet nga COVID-19 në nivelet më të ulëta/ Britani regjistron 7 viktima në 24 orë

16:25, 04/08/2020
A+ Aa A-

Britania njoftoi shtatë vdekje të tjera nga koronavirusi, ku të dhënat zyrtare zbuluan se numri i personave që vdesin nga sëmundja, ka rënë përsëri në nivelet më të ulëta që para bllokimit.

Departamenti i Shëndetësisë nuk ka konfirmuar ende shifrën përfundimtare ditore, e cila shpesh është më e lartë sepse merr parasysh vdekjet e konfirmuara në të gjitha mjediset, raporton Dailymial.

Shëndeti Publik në Angli, njoftoi gjashtë vdekje në spitalet në të gjithë vendin. Uellsi regjistroi një fatalitet në të gjitha ambientet por asnjë viktimë nuk ishte regjistruar në Skoci ose Irlanda Veriore.

Për krahasim, shifrat e qeverisë tregojnë se 119 viktima u njoftuan të martën e kaluar.

Sipas të dhënave zyrtare nga Zyra e Statistikave Kombëtare (ONS), vdekjet e përjavshme të koronavirusit në Angli dhe Uells kanë rënë në nivelin e tyre më të ulët që para bllokimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco