5 të vërteta të hidhura/ Kina feston, bota po vuan

5 të vërteta të hidhura/ Kina feston, bota po vuan

11:40, 04/08/2020
A+ Aa A-

BILD

Në Gjermani ekziston frika e një vale tjetër të koronavirusit. SHBA është në gjendje të jashtëzakonshme. Në Australi ka nisur izolimi i dytë. Plazhet në Europë janë të zbrazura. Ekonomia botërore është në rrënoja. Ekonomia gjermane ka pësuar rënie me 10 përqind. Stadiumet janë bosh. Oktoberfest është anuluar.

Po Kina? Ata po festojnë dhe pinë të lumtur. Regjimi, që na solli pandeminë më të keqe në historinë botërore, po feston Oktoberfest, ndërsa gjermanët po përballen me falimentimin.

Pesë të vërteta të hidhura

BILD do të tregojë atë që presidenti kinez, Xi Jinping e dëgjon rrallë nga politikanët në botë.

1.Heshtja e regjimit kinez është përgjegjëse për përhapjen e shpejtë të virusit, për spitalet e mbingarkuara, për vdekjet dhe tragjedinë. Më 20 janar, Kina shpalli se virusi mund të transmetohet nga njeriu te njeriu. Po atë ditë, një grua kineze infektoi personin e parë në Gjermani.

2.Regjimi kinez ka shkatërruar Organizatën Botërore të Shëndetësisë- e cila duhet të jetë kambana jonë e alarmit- përmes korrupsionit.

3.Miliona taksapagues europianë po luftojnë për jetesën e tyre, ndërkohë që duhet të përdorin paratë e tyre edhe për të mbështetur paketën më të madhe të shpëtimit në historinë europianë (750 miliardë euro, 105 prej tyre nga Gjermania).

4.Teksa bota po tronditet, regjimi kinez po shtyp demokracinë- dhe sërish po përfiton nga katastrofa e koronës, që e shkaktoi vetë.

5.Vetëm disa muaj më parë ne mund të përqafoheshim me njëri-tjetrin, fëmijët tanë në oborret e shkollave mund të shihnin fytyrat e njëri-tjetrit, të qeshurat e tyre. Regjimi kinez e ka shndërruar botën tonë të mrekullueshme në një botë maskash, në të cilën kemi frikë nga qeniet njerëzore. Prindërit, gjyshërit tanë po i kalojnë vitet e fundit në izolim në vend që të jenë me fëmijët dhe nipërit e mbesat e tyre.

Ne nuk do reshtim së dokumentuari se çfarë bëri regjimi kinez me miliarda njerëz sepse donin të mbulonin kërcënimin e virusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t04/08/2020 14:11

Mbulimin e virusit kina e beri sepse eshte fajtore jo vetem per mbulimin por edhe per krijimin e ketij virusi.Gjynah qe mallkimet tona do bien padashje mbi popullin kinez,kur duhet te bien mbi udheheqjen kineze.

Shto koment

Denonco