Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Pandemia në Australi/ Shteti i Viktorias regjistron rekordin e zi ditor

Pandemia në Australi/ Shteti i Viktorias regjistron rekordin e zi ditor

18:50, 30/07/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme është përkeqësuar ndjeshëm emergjenca shëndetësore e shkaktuar nga COVID-19 në Australi.

Shteti i Viktorias, më i prekuri në këtë kontinent, raportoi bilancin më tragjik të viktimave dhe të infektuarve me Covid-19, duke nxitur kështu dyshime se izolimi 6-javor nuk po funksionon.

Autoritetet konfirmuan në Viktoria, 13 jetë të humbura nga koronavirusi i ri dhe 723 raste, një shifër rekord për këtë vend.

Banorët në Melburn i druhen një zgjatje të izolimit, që nisi me 7 korrik. Autoritetet në Australi u bënë thirrje qytetarëve që shfaqin simptoma, që të testohen sa më shpejt.

“Nuk mund të shkoni në punë, pasi kështu përhapni virusin”, tha kryetari i Viktorias, Daniel Andrews. Një tjetër masë e kërkuar për ata që dalin nga shtëpitë, është dhe përdorimi i maskës.

Ndërkohë, Australia rreshtohet nga vendet që e kanë menaxhuar me shumë sukses.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco