Habia mjekësore, ishulli italian që i rezistoi koronavirusit

Habia mjekësore, ishulli italian që i rezistoi koronavirusit

13:42, 27/07/2020
A+ Aa A-

E bllokuar në një ishull të vogël Italian, një kërkuese për kancerin u shqetësua, kur dëgjoi se katër vizitorë ishin të sëmurë me COVID-19.

Paola Muti u përgatit për një përhapje të shpejtë të koronavirusit për shkak të afërsisë mes 800 banorëve të ishullit të vogël Giglio.

Por ditët kaluan dhe asnjë nga banorët nuk shfaqën simptoma, pavarësisht se rrethanat duket se e bënin shumë të lehtë transmetimin e virusit.

Shtëpitë janë shumë pranë njëra-tjetrës dhe banorët janë shumë socialë, kështu që infektimi ishte i pashmangshëm.

Ky rast i pazakontë bëri që kërkuesja të studionte më tepër banorët për të gjetur një shpjegim.

723 persona nga 800 u testuan për koronavirus dhe u zbulua se vetëm një prej tyre kishte zhvilluar anti-trupa, por nuk shfaqte asnjë simptomë dhe nuk ishte pozitivë.

Ky rast mbetet ende i pashpjeguar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco