Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

COVID-19/ 3.5 milion të infektuar dhe mbi 150 mijë viktima në Aerikën Latine

COVID-19/ 3.5 milion të infektuar dhe mbi 150 mijë viktima në Aerikën Latine

14:32, 16/07/2020
A+ Aa A-

Amerika latine ka konfirmuar deri tani mbi 3.5 milion raste me infektime nga Covid 19 që nga fillimi i pandemisë dhe 150 mijë të vdekur sipas të dhënave të universitetit Johns Hopkins.

Ky rajon raporton mbi 70 mijë infektime në Ditë duke e cuar numrin 1 milion brenda  2 javësh.

Vendi më i prekur është Brazili që ka gati 2 milion të prekur , më pas është Meksika me 310 mije dhe ngritje të shifrave vëmë re edhe në Kili, Peru dhe Kolumbi.

Brazili ka 39 924 raste të reja dhe 1 233 të vdekur në 24 orët e fundit, presidenti Bolsonaro pas kryerjes së testit ditën e sotme ka njoftuar se akoma nuk është shëruar ndërsa po trajtohet me një ilac të quajtur hidroksilklorin.

Që nga fillimi i pandemisë ka regjistruar 1 996 748 të infektuar dhe mbi 75 mijë të vdekur dhe është vendi i dytë më i prekur në botë.

Meksikë, gjatë 24 orëve të fundit 579 pacientë humbën jetën nga ndërlikimet e lidhura me COVID-19 duke e çuar në 36.906 numrin e përgjithshëm të vdekjeve.

Gjithsej 6.149 raste të reja u konfirmuan në vend, duke e çuar në 317.635 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Të gjithë punonjësit që humbën jetën nga përballja me koronavirusin, vendin e punës në administratë mundet ta zënë të afërmit e tyre tha Kryebashkiaku I Meksiko City.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco