Irlanda mund të forcojë masat në aeroporte pasi e kritikuan për karantinën

Irlanda mund të forcojë masat në aeroporte pasi e kritikuan për karantinën

13:17, 13/07/2020
A+ Aa A-

Dublin - Irlanda do të marrë në konsideratë, forcimin e masave në aeroporte për të zbatuar kufizimin 14-ditor të karantinës për njerëzit që vijnë nga jashtë, tha ministri i saj i Turizmit të hënën, pas kritikave nga politikanët e opozitës dhe operatorët e turizmit se vizitorët nuk po e zbatojnë.

Irlanda futi rregullin vullnetar në prill, dhe nga fundi i majit kërkoi nga udhëtarët që hynin që të jepninë adresën ku do të vetizoloheshin. Ajo planifikon të kalojë në një sistem elektronik duke marrë të dhënat nga linjat ajrore dhe operatorët e trageteve së shpejti.

Pronarët e restoranteve, hoteleve dhe pijetoreve shkruan në Tëitter gjatë fundjavës për të thënë se I larguan klientët nga Shtetet e Bashkuara pasi mësuan se ata nuk do të vetizoloheshin për 14 ditë. Një guidë tha se se ajo anuloi një prenotim për të njëjtën arsye të dielën.

"Kabineti do të diskutojë masat që mund të jenë të nevojshme, të tilla si forcimi i masave në aeroporte, përpara se të lëshojë një listë të gjelbër të mundshme të vendeve,"  tha ministrja e Turizmit Catherine Martin. "Unë mendoj se ka punë për të bërë."

Irlanda planifikon të publikojë në 20 korrik një "listë të gjelbër" të vendeve, banorët e të cilëve do të përjashtohen nga rregulli i karantinës, por ka thënë se do të kufizohet në një numër të vogël dhe bazuar në sasinë e rasteve të reja COVID-19, trendin dhe cilësinë e testimit dhe gjurmimit në vendet kualifikuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco