Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

COVID-19/ Rritja e rastve në Meksikë vendi i 4 ne botë për numrin e infektimeve

COVID-19/ Rritja e rastve në Meksikë vendi i 4 ne botë për numrin e infektimeve

11:51, 13/07/2020
A+ Aa A-

Rritja e vazhdueshme e rasteve dhe viktimave në Meksikë nga Covid-19 e rreshton atë në vendin e 4 në botë.

Meksika ka kaluar Italinë për nga numri i  viktimave duke arritur më shumë së 35 mijë sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 4482 infeksione të reja dhe 276 viktima.

Deri tani në Meksikë që nga fillimi pandemisë raportohen se 35006 persona kanë humbur jetën dhe 299 750 janë infektuar me Covid 19, ndërsa Italia ka regjistruar 34 954 të vdekur dhe rreth 240 mijë të infektuar.

Në Itali duket se është  zbutur virusin, po në Meksikë pandemia pak shenja lehtësimi , dhe qeveria është përballur me kritika për rihapjen e ekonomisë së saj shumë shpejt.

Lopez Obrador tha se ai u informua për pandeminë këtë javë dhe ishte optimist.

“Raporti është pozitiv, i mirë. Përfundimi është se pandemia është në rënie, se po humbet intensitetin, "tha ai në një video-mesazh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco