Hetimi për origjinën e virusit/ Ekipi i pavarur i OBSH-së niset për në Kinë

Hetimi për origjinën e virusit/ Ekipi i pavarur i OBSH-së niset për në Kinë

16:35, 10/07/2020
A+ Aa A-

Një ekip i pavarur, i ngritur nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) është nisur për në Kinë për të organizuar një hetim mbi origjinën koronavirusit të ri i cili ndezi pandeminë globale, tha një zëdhënës të premten.

Virusi besohet të jetë shfaqur në një treg me shumicë në qytetin qendror kinez, Wuhan në fund të vitit të kaluar, që nga atëherë i mbyllur, duke kaluar nga mbretëria e kafshëve për të infektuar njerëzit.

Dy ekspertët e OBSH-së, specialistë në shëndetin e kafshëve dhe epidemiologji, do të punojnë me shkencëtarët kinezë për të përcaktuar qëllimin dhe itinerarin e hetimit, tha zëdhënësi i OBSH Margaret Harris, duke mos pranuar t'i emërojë ata.

"Ata janë nisur, ata po fluturojnë tani, ata janë pjesë e ekipit paraprak që do të punojë në këtë fushë," tha ajo për një konferencë.

"Një nga çështjet e mëdha për të cilat interesohen të gjithë dhe sigurisht kjo është arsyeja pse ne po dërgojmë një ekspert të shëndetit të kafshëve, është të shohim nëse u virusi u hodh apo jo nga kafshët tek njeriu dhe çfarë specie ishte ajo”, tha Harris.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco