Mbretëreshat afrikane ndërron jetë nga koronavirusi

Mbretëreshat afrikane ndërron jetë nga koronavirusi

20:56, 09/07/2020
A+ Aa A-

Si pasojë e pandemisë së koronavirusit, një nga familjet mbretërore në Afrikën e Jugut njofton vdekjen e mbretëreshës Noloyiso Sandile.

Mbretëresha 56 vjeçare Noloyiso, njëra prej motrave të mbretit Zulu, Goodwill Zwelithini, shërbeu si regjente e familjes mbretërore amaRharhabe.

“Ruajtëse të vlerave tradicionale dhe një lidere inspiruese e popullit të saj”, tha presidenti Cyril Ramaphosa, duke shtuar se ajo luajti një rol mjaft të rëndësishëm për zhvillimin e mbretërisë së saj në kepin lindor.

Deri më sot, Afrika e Jugut numëron 7 monarkë të njohur zyrtarisht që përfaqësojnë grupe etnike dhe klane të ndryshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco