Gjendet i vdekur kryebashkiaku/ Ishte shpallur i humbur paraditen e sotme

Gjendet i vdekur kryebashkiaku/ Ishte shpallur i humbur paraditen e sotme

18:45, 09/07/2020
A+ Aa A-

Forcat e policisë kanë gjetur të vdekur kreun e Bashkisë së Seulit, i cili ishte shpallur i humbur një ditë më parë.

Kryebashkiaku i kryeqytetit të Koresë së Jugut, Park Won-soon ishte raportuar nga vajza e tij se kishte humbur kontaktet gjë që çoi në një operacion të gjerë kërkimi.

Shkaqet e vdekjes së Park Won-soon janë ende të paqarta ndërkohë që ka nisur dhe një hetim për ngjarjen.

64-vjeçari Park drejtonte bashkinë e Seulit që prej vitit 2011 dhe shihej si një kandidat i mundshëm në radhët liberalëve për zgjedhjet presidenciale të 2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco