Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ligji kinez i sigurisë/ Australia pezullon traktatin e ekstradimit me Hong Kongun

Ligji kinez i sigurisë/ Australia pezullon traktatin e ekstradimit me Hong Kongun

18:29, 09/07/2020
A+ Aa A-

Si përgjigje për ligjin e ri kombëtar të sigurisë të vendosur nga Kina, ditën e sotme Australia ka pezulluar traktatin e ekstradimit me Hong Kongun.

Në deklaratën e kryeministrit Scott Morrison, ai tha se ligji i ri minon “ligjin bazik të Hong Kongut” dhe nivelin e tanishëm të autonomisë territoriale nga Pekini, transmeton.

Gjithashtu Australia planifikoi të zgjasë vizat për banorët e Hong Kongut dhe të inkurajojë bizneset atje të zhvendosen, tha ai.

Kina e ka kritikuar masën si “ndërhyrje bruto” në punët e saj të brendshme.

“Ne i bëjmë thirrje palës australiane që të ndalojë menjëherë ndërhyrjen … përndryshe nuk do të çojë në asgjë, përveç ngritjes së një shkëmbi vetëm për të goditur këmbët e veta”, thuhet në një deklaratë të ambasadës së saj në Australi.

Që kur ligji u miratua javën e kaluar, Kanadaja gjithashtu ka pezulluar traktatin e saj të ekstradimit, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ka ofruar mundësi të shtetësisë për banorët e Hong Kongut.

Kritikët thonë se ligji e bën më të lehtë ndëshkimin e protestuesve dhe kritikëve të qeverisë kineze.

Qeveria e Hong Kongut thotë se ligji kërkohet të sjellë rendin në një qytet që pa protesta masive pro-demokracisë vitin e kaluar që shpesh shndërroheshin në dhunë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco