Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

‘Spiunazhi kinez kërcënon Sigurinë Kombëtare’/ FBI: Kërcënim ndaj sigurisë ekonomike amerikane

‘Spiunazhi kinez kërcënon Sigurinë Kombëtare’/ FBI: Kërcënim ndaj sigurisë ekonomike amerikane

17:25, 08/07/2020
A+ Aa A-

Sipsa ekspertëve të FBI, aktet e spiunazhit dhe vjedhjes nga qeveria kineze, përbëjnë rrezikun më të madh afat-gjatë ndaj të ardhmes së Shteteve të Bashkuara.

Kjo situatë paralajmërohet nga drejtoi i FBI-së, Christofer Wray i cili foli për një fushatë të gjatë ndërhyrjeje nga ana e Pekinit.

Në një fjalim të gjatë, zyrtari i lartë përshkroi një panoramë të zymtë të ndërhyrjes kineze, një fushatë gjithëpërfshirëse e spiunazhit ekonomik, vjedhjes monetare e të dhënave  edhe aktiviteteve politike të paligjshme, duke përdorur ryshfetet dhe shantazhet për të ndikuar në politikën amerikane.

“Kërcënimi më i madh afatgjatë ndaj pronës intelektuale dhe vitalitetit të ekonomisë sonë është ai nga spiunazhi kinez. Është një kërcënim ndaj sigurisë sonë ekonomikë dhe si rrjedhojë i sigurisë kombëtare”, tha drejtori i FBI.        

Sipas tij, Pekini është i përkushtuar të bëhet me çdo kusht superfuqia e vetme në botë. Drejtori i FBI-së përmendi gjithashtu një program të quajtur “gjuetia e dhelprave”, përmes të cilit presidenti kinez Xijinping shënjestron shtetasit kinez që jetojnë jashtë vendit dhe konsiderohen një kërcënim për qeverinë e Pekinit.

Ndaj tyre po përdoren taktika shtrënguese për t’i detyruar të kthehen në shtëpi. Ka gjithashtu përpjekje për kompromentimin e kërkimeve amerikane për koronavirusin.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco