Zyrtarisht jashtë OBSH-së/ SHBA fillon procedurat e tërheqjes

Zyrtarisht jashtë OBSH-së/ SHBA fillon procedurat e tërheqjes

22:04, 07/07/2020
A+ Aa A-

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka filluar zyrtarisht procedurat e tërheqjes së SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Shtetet e Bashkuara janë kontribuesi më i madh financiar i OBSH-së, e cila udhëheq luftën kundër sëmundjeve globale, përfshirë pandeminë e koronavirusit, raporton Rel.

Në muajin prill, Trump i ka ndërprerë fondet për OBSH-në, duke njoftuar më pas edhe për planet e tërheqjes së plotë nga organizata.

Trump zyrtarisht e ka informuar Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, se ai ka filluar me procedurat e tërheqjes së SHBA-së, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Stephane Dujarric, zëdhënësi i Guterres, konfirmoi që Shtetet e Bashkuara e kanë bërë njoftimin.

Trump ka thënë se OBSH-ja, agjenci e Kombeve të Bashkuara, ka dështuar t’i bëjë reformat “e kërkuara dhe shumë të nevojshme”, pas shqetësimeve të SHBA-së për mënyrën se si e ka trajtuar pandeminë e koronavirusit.

Trump e ka akuzuar OBSH-në për fshehje të përhapjes së koronavirusit, pasi është shfaqur në Kinë, në muajin dhjetor.

OBSH-ja i ka hedhur poshtë akuzat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco