Zimbabve harxhon miliona për makina luksoze të zyrtarëve ndërsa vendi vuan nga uria

Zimbabve harxhon miliona për makina luksoze të zyrtarëve ndërsa vendi vuan nga uria

13:37, 07/07/2020
A+ Aa A-

Qeveria e Zimbabve ka shpenzuar miliona dollarë për makina luksoze për zyrtarët e lartë, pavarësisht një kolapsi ekonomik të thelluar që ka zhytur njerëzit në vështirësi të mëdha.

Makinat e reja, përfshirë dhjetëra Range Rovers dhe Toyota me vlerë më shumë se 40,000 dollarë, iu shpërndanë ambasadorëve dhe nëpunësve të lartë civilë. Analistët thonë se vendimi përbën një përpjekje të re për të mbështetur qeverinë e Presidentit Emmerson Mnangagwa, i cili mori pushtetin pas grushtit ushtarak që rrëzoi Robert Mugabe në 2017-ën.

Dhjetëra modele luksoze gjithashtu besohet të jenë shpërndarë në oficerët e lartë të ushtrisë, ndërsa më të vegjlit në poste kanë marrë automjete më modeste. Kostoja totale nuk është zbuluar, por disa nga blerjet janë konfirmuar nga ministrat në interpelancat nga parlamentarët.

Sibusiso Moyo, Ministri i Jashtëm i Zimbabve, i tha komitetit parlamentar të Punëve të Jashtme se automjetet e reja u ishin dorëzuar të gjithë të dërguarve diplomatikë të Zimbabve dhe disa stafit tjetër.

Në një seancë tjetër parlamentare, kreu i bordit të shërbimeve shëndetësore të Zimbabve konfirmoi që komisionerët morën kohët e fundit shpërndarjen e Range Rover Discoveries me vlerë rreth 50,000 dollarë secila. Paulinus Sikosana tha se shpërndarja ishte praktikë standarde për zyrtarë.

Aktualisht, mijëra infermierë dhe mjekë janë në grevë, protestë ndaj kushteve të punës, mungesës së pajisjeve mbrojtëse dhe pagave të ulëta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco