COVID-19/ 191 raste gjatë 24 orëve të fundit, Izolohen 5-milion banorë në Melburn

COVID-19/ 191 raste gjatë 24 orëve të fundit, Izolohen 5-milion banorë në Melburn

09:20, 07/07/2020
A+ Aa A-

Izolohet përsëri qyteti dytë me i madh në Australi, Melburn, mbi 5 milion banorë do të kufizohen për 6-të javë si pasojë mbrojtjes kundër shpërthimit të dytë nga pandemia e koronavirusit.

Një rritje e shpejtë e numrit të infektimeve ku gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar mbi 191 raste të reja ka sjellë që kryeministri i Viktorias rajon ku ndodhet qyteti Melburnit të aplikojë masa kufizimi përsëri .

“Ky është numër i lartë. Askush nuk donte të ishte në këtë pozicion. E di se do të ketë dëme për shkak të kësaj. Do të jetë sfiduese”, tha Andreës.

Shumica e nxënësve do t’i kthehen mësimit në distancë, ndërsa restorantet dhe kafenetë do të shërbejnë vetëm ushqime që mund të merren me vete.

Në total, Australia ka regjistruar gati 9,000 raste me koronavirus dhe 106 viktima.

Sëmundja që e shkakton koronavirusi, COVID-19, ka prekur mbi 11 milionë njerëz në gjithë botën.

Prej tyre, mbi 538,000 kanë vdekur dhe mbi 6 milionë janë shëruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco