VIDEO/ Ushtria rrezon një avion në Meksikë dyshohet se kishte për qëllim të mbushej me kokainë...

VIDEO/ Ushtria rrezon një avion në Meksikë dyshohet se kishte për qëllim të mbushej me kokainë...

12:10, 06/07/2020
A+ Aa A-

Rrëzohet një avion në Meksikë nga sulmi me helikopter i forcave ushtarake, dyshohet se mjeti fluturues pasi kishte hyrë në territorin Meksikan ishte diktuar nga radarët e ministrisë së mbrojtjes dhe menjeherë është lëshuar urdhri të identifikohet.

Dyshohet se avioni ishte i destinuar të mbushej me drogë dhe të përdorej për trafikim,në shtetin e Quintana Roo është gjetur një kamion me plot 390 kilogramë kokainë.

Avioni i lehtë Haëker i regjistruar XB-RCM bëri një ulje emergjente në rrugën Carrillo-Mérida në Quintana Roo, Yucatan, rreth orës 06:00 me kohën lokale këtë mëngjes.

Sipas informacionit paraprak, gjatë një fluturimi të një helikopteri të Sekretariatit të Mbrojtjes Kombëtare (Sedena) në rrugën Chunhuhub-José María Morelos, afër Ranch “Ocho Venados”, u sulmua me plumba.

Deri tani nuk raportohen për të arrestuar por në ndihmë të marinës u vendosen edhe disa tanke të dislokuar në afërsi të territorit ku avioni ka rënë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco