COVID-19/ India shënon përsëri rekord të rasteve të reja

COVID-19/ India shënon përsëri rekord të rasteve të reja

13:28, 05/07/2020
A+ Aa A-

Gjatë 24 orëve të kaluara, India ka regjistruar 24850 raste infektimesh me koronavirus. Kjo është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë në shtetin me 1.3 miliard banorë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Familjare ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 673,165 persona të infektuar dhe 19,268 viktima, shkruan “CNN”.

India i ka mbi 235,000 raste aktive, ndërsa më shumë se 394 mijë pacientë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet.

Rajoni perëndimor i Maharashtras është më i prekuri nga sëmundja e re me 200,064 raste dhe 8,671 persona të vdekur. Pas saj radhiten rajoni jugor Tamil Nadu me mbi 107 mijë raste dhe kryeqyteti New Delhi me 97,200 persona të infektuar.

Autoritetet shëndetësore në Indi kanë thënë se deri më tani për koronavirus i kanë testuar më shumë se 9.7 milionë persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco