VIDEO/ Merr fund anarkia, policia rimerr zonĂ«n ‘e pushtuar’ nĂ« SHBA

VIDEO/ Merr fund anarkia, policia rimerr zonĂ«n ‘e pushtuar’ nĂ« SHBA

19:10, 01/07/2020

Policia e Siatëllit në SHBA rimori kontrollin mbi një zonë që ishte shpallur autonome nga protestuesit.

Më në fund, kryebashkiaku i qytetit lëshoi urdhrin për të spastruar zonën. Të paktën 31 persona u arrestuan në CHOP (Capitol Hill Organized Protest).

Kjo zonë prej disa blloqesh ishte pushtuar nga protestuesit që dolën në rrugë pas vrasjes së George Floyd. Ata e shpallën zonë të pavarur dhe dëbuan policinë. Pasi nisën vetë-policimin në zonë, nisën edhe konfliktet.

Të paktën dy vrasje u regjistruan gjatë këtyre ditëve, kurse krimi u rrit me 500 përqind në vetëm tre javë.

Protestuesit bënin thirrje për dhënien fund të brutalitetit policor, por gjatë natës kishte episode të dhunshme në këtë zonë autonome.

Presidenti Donald Trump kishte kërkuar disa herë që të pastrohej kjo zonë dhe të kthehej nën kontrollin e shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco