‘Nuk do ketë një valë të dytë koronavirusi pasi...’

‘Nuk do ketë një valë të dytë koronavirusi pasi...’

14:50, 29/06/2020
A+ Aa A-

BILD

Një valë e dytë? Asnjë valë? Një valë që vazhdon?

Profesori gjerman i virologjisë, Hendrick Streeck guxon të bëjë një parashikim optimist për koronën.

‘Nuk mendoj se do të kemi një valë të dytë ose të tretë,’ tha ai, edhe nëse pret më shumë infeksione në vjeshtë.

Virologu thotë: ‘Mendoj se jemi në një valë të vazhdueshme. Është një valë që vijon, e cila shkon lart, më pas poshtë dhe anasjelltas”.

Sipas Streeck, fakti që shkollat do të hapen përsëri pas pushimeve verore, nuk do të sjellë një valë të dytë. ‘Nuk ka prova që nxënësit janë më infektivë së të rriturit,’ tha eksperti. ‘Duket sikur ata transmetojnë më pak viruse’.

Në këtë mënyrë, Streeck tingëllon më optimist se kolegu i tij, virologu Christian Drosten, studimi i të cilit arriti në përfundimin se fëmijët mund të jenë po aq efektivë sa të rriturit.

Të martën, Drosten paralajmëroi: ‘Në dy muaj do kemi një problem nëse nuk i ndezim përsëri të gjithë sensorët e alarmit. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm me zhvillimin e një vale të dytë’.

Po tani?

Papa i higjienës, profesor Klaus-Dieter Zastrow, ishte i qartë që në fillim të majit: Vala e dytë e koronës është një fantazi. Nuk ka asnjë dëshmi për rritje të përhapur dhe të shpejtë të infeksioneve.

Parakush për një situatë të qëndrueshme: mbajtja e maskës.

“Ne nuk kemi ilaç dhe as vaksinë. Prandaj duhet të vendosim maskën. Kjo është mënyra e vetme për të mbajtur viruset larg nesh,” shpjegon Zastrow. “Edhe shtetet me shkallë të ulët infeksioni duhet të mbajnë maska. Është e lehtë, kostoja është e ulët”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

0pionisti 29/06/2020 16:47

Do kete pot do nydhete pergjithmone mund te kemi gripi deri gripi atraks sars tifo semundje astanaute gripi spente

Shto koment

Denonco