VIDEO/ ‘Me grusht në kokë’, Afro- Amerikani i afrohet të moshuarës dhe e qëllon

VIDEO/ ‘Me grusht në kokë’, Afro- Amerikani i afrohet të moshuarës dhe e qëllon

09:19, 29/06/2020
A+ Aa A-

Një burrë afro-amerikan është kapur nga kamerat e sigurisë në momentin kur ka gjuajtur me grusht një të moshuar 78-vjeçare në një trotuar në Brooklyn.

Sulmuesi është ende i lirë pas sulmit të 10 qershorit rreth orës 17:15 pasdite në Broadëay në lagjen Bushëick.

Në video shihet një e moshuar që ecën në terezinë e saj dhe afro-amerikani i afrohet dhe i gjuan me grusht në kokë.

Ndërsa gruaja i bërtet me dorën në kokë, sulmuesi sillet sikur nuk ka asnjë faj. Edhe pse video nuk ka audio, burri shihet duke ngritur duart dhe po silleshe sikur e moshuara i ka bërë padrejtësi atij.

Gruaja raportoi se kishte dhimbje të konsiderueshme, por refuzoi kujdesin e mëtutjeshëm mjekësor. Pas sulmit, burri iku me vrap në një vend të panjohur.

Ky nuk është sulmi i vetëm që i bëhet një të moshuare. Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur edhe në Manhattan, ku një djalë sërish afro-amerikan ka gjuajtur në kokë një të moshuar dhe ajo është rrëzuar në trotuar.

Policia e ka gjetur dhe e ka arrestuar 31-vjeçarin të quajtur Rashid Brimmage i cili ka pasur edhe 103 arrestime të tjera më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco