2.5 milionë raste/ Disa shtete rikthejnë kufizimet në SHBA

2.5 milionë raste/ Disa shtete rikthejnë kufizimet në SHBA

10:13, 28/06/2020
A+ Aa A-

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në SHBA ka kaluar 2.5 milionë.

Një numër rekord rastesh janë regjistruar në shtetet e Teksasit dhe Floridas.

Sipas BBC, ky shtim i rasteve ka ardhur pasi shtetet jugore ishin lejuar të rihapnin bizneset.

Por ky shtim i ndjeshëm i rasteve ka bërë që të rikthehen kufizimet për bizneset sërish.

Këshilltari kryesor i qeverisë amerikane për koronavirusin, Anthony Fauci, tha javën e shkuar se vendi ka një problem serioz.

Më shumë se 125 mijë pacientë kanë vdekur nga koronavirusi në SHBA- më shumë se në çdo vend tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco