30 vdekje në 24 orë/ Lombardia 'epiqendra' e infektimeve të reja në Itali

30 vdekje në 24 orë/ Lombardia 'epiqendra' e infektimeve të reja në Itali

18:14, 26/06/2020
A+ Aa A-

259 raste të tjera dhe 30 vdekje. Ky është bilanci I 24 orëve të fundit në Itali.

Sipas asaj që përcjell Mbrojtja Civile Italiane, pjesa dërrmuese e rasteve të reja janë në rajonin e Lombardisë, 156.

Sa I përket numrit të të shëruarve, në 24 orët e fundit ka arritur në 890 duke e çuar në 187,615 numrin total. Ndërkohë 105 pacientë kanë lënë terapinë intensive.

Rajonet pa asnjë rast të ri janë: Basilicata, Valle d'Aosta, Sardegna, Bolzano dhe Siçilia.

Me shifrat e sotme, numri total i viktimave nga Covid-19 në Itali shkon në 34,708 persona, ndërsa ai i të infektuave në 239,961 persona. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco