Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Ndërhyrja e ushtrisë për protestat e dhunshme/ 52% e amerikanëve mbështesin Trump

Ndërhyrja e ushtrisë për protestat e dhunshme/ 52% e amerikanëve mbështesin Trump

23:21, 07/06/2020
A+ Aa A-

Më shumë se gjysma e amerikanëve janë në favor të dislokimit të ushtrisë për të ndërhyrë atje ku ka protesta të dhunshme, sipas një sondazhi të ri të ABC News / Ipsos të publikuar të dielën.

Në anketën e re, 52% e të pyeturve e miratojnë përdorimin e ushtrisë, krahasuar me 48% që janë kundër.

Pyetja që iu bë të anketuarve bënte fjalë vetëm për demonstrime të dhunshme dhe jo për protesta paqësore.

Në fillim të javës që kaloi, presidenti Trump ngriti mundësinë e dërgimit të trupave në detyrë aktive për të kontrolluar protestat në qytetet e vendit, pas vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd në duart e një polici të bardhë.

Në një paralajmërim për udhëheqësit e qeverive shtetërore dhe lokale, Presidenti Trump u shpreh: “Nëse një qytet ose shtet nuk pranon të ndërmarrë veprimet që janë të nevojshme për të mbrojtur jetën dhe pronën e banorëve të tyre, atëherë unë do të dislokoj ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, dhe do ta zgjidh shpejt problemin për ta”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Daj Jaku07/06/2020 23:51

E majta njeh vetëm një mënyrë për të grabitur pushtetin, vetëm teorinë e dhunës. Gjasme neomarksistët, neo poperistët, sorosianët, të cilët paguajnë miliarda gjasme të rrevoltuarve mercenarë. Njësoj si e majta shqiptare në vitin 1997, e cila i vuri zjarrin Shqipërisë për të rifituar pushtetin e humbur më 1991, njësoj si Edvin Drama që sulmoi me armë kryeministrinë më 100 banditë të paguar nga 50 euro. Në fund gardisti që vrau 4 personat, kurbanët e fronit të Edvinit, u shpërblye me postin e kryetarit të bashkisë, për të vjedhur milionat e popullit që komandon. Tashmë duan të rrëzojnë me dhunë Presidentin e zgjedhur Trump, sepse ndërhyri si pykë në planet e tyre të sundimit komunist global dhe ja plasi minat në dorë. Sa herë ka ndodhur që një polic me ngjyrë të ketë vrarë një kriminel trafikant të bardhë? Pa numërim.. Por duhej një viktimë me ngjyrë për të gjet pretekstin e sulmit banditest kundër institucioneve, kundër pronës së qytetarëve pa lidhje, për grabitje nga kriminelë të bankave e dyqaneve. Ta shkatërrojmë Amerikën, të rrëzojmë Trump me luftë civile, pastaj e fillojmë nga e para me Kinën në krye, me Sorosa e Billgetsa, me Klintonra e Obamra, me Rrothçildra e tëçkat e sëçkave të sorollopërve kriminelë komunistë. Goo Trump!

Shto koment

Denonco