Misteri i shekullit/ Një kosovare mund të ketë dijeni për Maddie-n

Misteri i shekullit/ Një kosovare mund të ketë dijeni për Maddie-n

10:18, 05/06/2020
A+ Aa A-

Një pedofil gjerman është i dyshuari kryesor për zhdukjen e vogëlushes britanike, Madeleine McCann, këtu e 13 vite më parë.

Sipas Daily Mail, policia po kërkon me dëshpërim prova se ai e ka rrëmbyer vajzën e vogël. Gazeta thekson se policia ka nisur kërkimin për ish-të dashurën e pedofilit Christian Brueckner. Bëhet fjalë për një kosovare minorene në atë kohë.

Mendohet se ajo ka qëndruar me të dyshuarin Brueckner në një shtëpi pranë vendit ku u zhduk vogëlushja britanike në Portugali më 3 maj të vitit 2007.

Brueckner është aktualisht në burg për përdhunimin e një gruaje të moshuar.

Prokurorët gjermanë thanë sot se dyshojnë se vogëlushja Maddie ka vdekur. 

Christian Brueckner mendohet se i ka treguar një miku të tij për rrëmbimin e vogëlushes Maddie teksa po pinin. Ishte 10-vjetori i zhdukjes së vajzës dhe në një ekran u shfaq fytyra e vogëlushes. Më pas ai i tregoi shokut edhe një video teksa përdhunonte një grua.

Gjermani kishte mbi shpinë të paktën 17 dënime për abuzime seksuale me minorene. Një komshi i tij tha se ai përzgjidhte gjithmonë vogëlushet minorene.

Ai jetonte në një makinë kampingu në zonën ku u zhduk vogëlushja në Portugali më 3 maj të vitit 2007. Ai po ashtu lëvizte edhe me një makinë Jaguar në atë zonë. Të dy makinat janë sekuestruar nga policia, e cila thotë se gjermani ka bërë edhe një telefonatë një orë përpara zhdukjes së vogëlushes.

Lajmi mund të jetë një lehtësim për prindërit e Maddie, Kate dhe Gerry McCann, të cilët po ashtu janë akuzuar se mund të kenë gisht në zhdukjen e vajzës. Ata thanë se vazhdojnë të shpresojnë që vajza të jetë gjallë.

Muajin e shkuar, ata publikuan një letër të hapur në ditën që duhej të ishte 17-vjetori i ditëlindjes së vajzës.

Trevjeçarja Maddie u zhduk teksa flinte bashkë me dy fëmijët e tjerë të çiftit. Këta i kishin lënë vetëm fëmijët në apartamentin e pushimeve dhe kishin dalë në një restorant aty afër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco