COVID-19/ Britania njofton sërish mbi 100 vdekje në 24 orë

COVID-19/ Britania njofton sërish mbi 100 vdekje në 24 orë

16:35, 04/06/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme, Britania njoftoi 133 vdekje të tjera nga koronavirusi, pasi të dhënat tregojnë se shpërthimi i Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar po vret më shumë njerëz çdo ditë, krahasuar me vendet e BE-së.

Shëndeti Publik në Angli njoftoi 115 vdekje të tjera nga pacientët në spital që testuan pozitiv, ku më i riu ishte një 26-vjeçar. Skocia njoftoi nëntë vdekje Covid-19 në të gjitha mjediset, e ndjekur nga tetë në Uells dhe një në Irlandën Veriore, raporton Dailymail.

Përhapja e COVID-19 në Britani është ngadalësuar gjatë javëve të kaluara.

Autoritetet shëndetësor njoftuan dje 359 viktima, gati 13 përqind më e ulët se 412 vdekjet e regjistruara të mërkurën e kaluar.

Por analiza e të dhënave tregon se vetëm 345 vdekje janë regjistruar në 27 vendet e BE dje, përfshirë 81 në Francë, 74 në Suedi dhe 71 në Itali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco