Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Trazirat e dhunshme në SHBA: Po tullat nga dolën?

VIDEO/ Trazirat e dhunshme në SHBA: Po tullat nga dolën?

20:13, 03/06/2020
A+ Aa A-

Trazirat në SHBA duket se po bëhen më pak të dhunshme, ndërsa presidenti Donald Trump po zbut qëndrimet për dërgimin e ushtrisë. Por disa video me grumbuj po qarkullojnë online. Kush i ka sjellë ato?

Nga Shayan Sardarizadeh, BBC

Videot e grumbujve të tullave pranë vendeve të protestave në qytete të ndryshme janë shikuar nga miliona njerëz.

Ata që shpërndajnë këto video online kanë dy pretendime të ndryshme: disa thonë se tullat janë depozituar me kujdes nga aktivistët e Antifa-s për t’u hedhur drejt policëve, të tjerët thonë se ato janë vendosur aty nga oficerët, në mënyrë që protestuesit të portretizohen si të dhunshëm.

Ne kemi hetuar një numër nga videot më popullore dhe deri më tani nuk kemi zbuluar se ka ndonjë dëshmi që sugjeron se pas tyre qëndron ndonjë aktivitet me qëllime të këqija.

Në një rast në Fayetteville, Karolina e Veriut, tullat u vendosën në rrugë javën e kaluar për punimet e restaurimit të trotuarit, që ishin menduar të kryheshin këtë javë.

Në një rast tjetër në Boston, policia lokale tha se dy oficerë po grumbullonin tullat e dëmtuara, që paraqisnin rrezik për këmbësorët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco