VIDEO/ ‘Nju Jorku humbi’, pamjet e vandalizmave në qytet

VIDEO/ ‘Nju Jorku humbi’, pamjet e vandalizmave në qytet

19:55, 02/06/2020
A+ Aa A-

Qyteti më i rëndësishëm në botë u përfshi sërish nga trazirat dhe aktet vandale.

Nju Jorku u bë epiqendër e protestave të dhunshme edhe të hënën, ndërsa presidenti Donald Trump tha se ‘qyteti humbi ndaj vandalëve’.

Trump tha se guvernatori Andrew Cuomo po refuzon që të thërrasë Gardën Kombëtare.

Cuomo tha se situatën do e përballojë vetë policia e Nju Jorkut. Vandalët shënjestruan kryesisht zonat më të pasura në qytet, duke shkatërruar dyqanet e markave të njohura në Fifth Avenue, Soho apo Astor.

Që kur nisën protestat, mbi 700 persona janë arrestuar. Në qytet është vendosur gjendja e shtetrrethimit nga ora 8 e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Krist02/06/2020 23:05

Lajmi i fundit:Sander Lleshi dhe Ardi Veliu,jane derguar me urgjence nga Edi Rama,ne Micigan dhe Kaliforni,per te marre experience prej protestave amerikane,per te njoftuar bashke me ambasadoren shqiptare ne Wasgingtondhe,te gjithe shqiptaro-amerikanet qe jetojne atje,qe te mos dalin ne zonat ku zhvidhohen protestat,si dhe kur te kthehen do raportojne perpara ambasadores Amerikane.

Shto koment

Denonco