Vrau të atin gjatë një momenti dhune në familje/ Zbardhet vendimi i gjykatës për 20 vjeçaren

Vrau të atin gjatë një momenti dhune në familje/ Zbardhet vendimi i gjykatës për 20 vjeçaren

18:41, 27/05/2020
A+ Aa A-

Gjatë seancës së fundit, një gjykatë në Tivoli të Italisë rrëzoi të gjitha akuzat për vrasje ndaj 20 vjeçare Deborah Sciacquatori, e cila një vit më parë vrau me thikë babanë e saj dhunues, pas një sherri në familje.

Në vendimin e tij, gjykatësi italian, tha se sjellja e vajzës ishte brenda asaj që quhet vetëmbrojtje, përballë një babai të dhunshëm dhe të alkoolizuar, i cili në mënyrë permanente ushtronte dhunë ndaj të gjitha figurave femërore të familjes së tij.

Një vit më parë Lorenzo Sciacquatori u kthye sërish i dehur në shtëpia dhe kishte vënë në shënjestër të dhunës, gruan, nënën dhe vajzën e tij. Pas një zënke të dhunshme, sipas gjykatësit, vajza u gjend përballë një rreziku të mundshëm për jetën e saj nga i ati, i cili kishte qenë boksier.

Sipas hetimeve, vajza kishte marrë thikën nga frika në dorë dhe vetëm pas sulmit ndaj saj ishte detyruar që ta përdorte. Një goditje që rezultoi fatale për babanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco