Popullariteti i Boris Johnson bie në … minus 1 përqind

Popullariteti i Boris Johnson bie në … minus 1 përqind

18:08, 26/05/2020
A+ Aa A-

Shkalla e aprovimit për kryeministrin britanik, Boris Johnson njohu një rënie pikiatë pas akuzave për këshilltarin e tij kryesor, Dominic Cummings.

Të premten, Johnson kishte një nivel aprovimi prej 19 përqind, përpara se të dilte lajmi se këshilltari i tij kishte udhëtuar 260 milje për te prindërit, duke thyer rregullat e izolimit.

Sipas Daily Mail, një sondazh nga Savanta ComRes tregon se popullariteti i Johnson ka rënë në minus 1 përqind pasi doli në mbrojtje të këshilltarit dhe refuzoi ta shkarkonte.

Shkalla e aprovimit për Johnson është më e ulët se ajo për kreun e opozitës, Sir Keir Starmer.

Një ministër i kabinetit dha dorëheqjen pas këtij skandali, ndërsa ngjarja po dominon në lajmet e medieve angleze, duke eklipsuar raportimet e tjera për koronavirusin.

30 deputetë konservatorë kanë kërkuar që Cummings të japë dorëheqjen.

Por për çfarë skandali bëhet fjalë? Cummings udhëtoi drejt familjes së tij duke thyer rregullat e izolimit. Ai dhe e shoqja kishin shenja se mund të ishin prekur nga virusi, megjithatë e shpërfillën diçka të tillë.

Ngjarja ka shkaktuar shumë zemërim dhe debat në opinionin publik.

Johnson nuk e ka lëshuar këshilltarin e tij, që është një nga emrat më të rëndësishëm pas fushatës fituese në zgjedhjet e fundit.

Cummings nuk është një këshilltar i zakonshëm, por një strateg me aftësi të rralla. Kjo duket se përse Johnson nuk heq dorë prej tij. Sikundër kjo është arsyeja pse opozita e kërkon me ngulm largimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alb028/05/2020 11:59

Sa per sqarimper ju qe shkruani titujt e lajmeve!Nuk Ka popullaritert -1 % por rrenje te popullaritetit me 1 perqind.

Shto koment

Denonco