Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Pas dy vitesh në detyrë, Grenell do dorëhiqet nga posti i ambasadorit në Gjermani

Pas dy vitesh në detyrë, Grenell do dorëhiqet nga posti i ambasadorit në Gjermani

14:34, 24/05/2020
A+ Aa A-

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Gjermani, Richard Grenell po planifikon që të dorëhiqet nga kjo pozitë në javët e ardhshme, dy vjet pasi mori këtë post, raportoi sot agjencia gjermane e lajmeve, Dpa duke u thirrur në burime.

Robin Quinville, që është zëvendësambasador, pritet që të bëhet ushtrues detyre i ambasadorit, raporton Dpa, raporton Rel.

Ky lajm vjen disa ditë pasi Senati amerikan konfirmoi John Ratcliffe, në postin e drejtorit të agjencisë kombëtare të inteligjencës.

Në muajin shkurt, presidenti amerikan, Donald Trump emëroi ambasadorin Grenell ushtrues detyre të shefit të kësaj agjencie.

Një zëdhënës i ambasadës së SHBA-së në Gjermani refuzoi të konfirmojë apo të pohojë se Grenell do të tërhiqet nga posti i ambasadorit.

Ambasadori Grenell është po ashtu i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bardhi24/05/2020 17:47

Me hajër

Shqiptari24/05/2020 17:22

DOREHIQET ME BISHT NDER SHALE!!! DOREHIQET I DESHTUAR COMPLETLY!!!!

Shto koment

Denonco