Kundër qeverisë, papunësisë dhe mjerimit/ Shpërthejnë protestat në Spanjë: Hiqni izolimin

Kundër qeverisë, papunësisë dhe mjerimit/ Shpërthejnë protestat në Spanjë: Hiqni izolimin

16:39, 23/05/2020
A+ Aa A-

Me vetura, motoçikleta e flamuj në duar, mijëra njerëz dolën të shtunën në rrugët e Madridit për të protestuar kundër masave të izolimit.

Protesta e zhurmshme u organizua nga një parti e së djathtës ekstreme.

Spanja ka qenë një ndër vendet me masat më të rrepta të izolimit që nga 14 marsi, por ka filluar t’i largojë ato gradualisht.

Megjithatë, Madridi dhe Barcelona kanë mbetur me më shumë kufizime shkaku i numrit më të madh të rasteve.

Protestuesit kërkuan që kryeministri Pedro Sanchez dhe zëvendëskryeministri Pablo Iglesias të japin dorëheqje për shkak të mënyrës se si e kanë menaxhuar situatën e pandemisë dhe dëmit që ia kanë shkaktuar ekonomisë së vendit, shkruan “Reuters”.

“Është koha që të bëhet një zhurmë e madhe kundër qeverisë së papunësisë dhe mjerimit, që i ka braktisur punëtorët dhe të vetëpunësuarit tanë”, thuhet në deklaratën e partisë së të djathtës ekstreme, Vox.

Deri më tani, Spanja i ka regjistruar mbi 28 mijë të vdekur nga koronavirusi dhe rreth 234 mijë të infektuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco