Për herë të parë, Kina nuk regjistron asnjë infektim dhe asnjë vdekje me koronavirus

Për herë të parë, Kina nuk regjistron asnjë infektim dhe asnjë vdekje me koronavirus

11:25, 23/05/2020
A+ Aa A-

Kina nuk ka regjistruar asnjë infeksion të ri koronavirusi në territorin e saj gjatë 24-orëve për herë të parë që nga fillimi i shpërthimit në dhjetor.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë gjithashtu nuk regjistroi vdekje të lidhura me Covid-19 gjatë 24 orëve të mëparshme.

Që nga rastet e para që u shfaqën në qytetin kinez Wuhan, më shumë se pesë milionë njerëz janë infektuar në të gjithë botën dhe 338,000 kanë vdekur. Vetë Kina ka konfirmuar më shumë se 84,000 raste dhe 4600 vdekje.

Sidoqoftë, bllokimi i rreptë i autoriteteve në Wuhan dhe në Hubei kufizuan përhapjen në territorin kinez, njofton BBC.  Organizata Botërore e Shëndetit tha të premten se Amerika e Jugut tani është "një epiqendër e re" e pandemisë, me Meksikën dhe Brazilin që po shohin rritje të mëdha në numrin e rasteve të konfirmuara.

Brazili ka regjistruar më shumë se 330,000 infeksione, duke kapërcyer Rusinë si vendin me numrin e dytë më të madh të rasteve pas SHBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco