Deklarata e fortë e Sekretarit të Shtetit: Kina përgjegjëse për Covid-19. Kemi prova të mëdha

Deklarata e fortë e Sekretarit të Shtetit: Kina përgjegjëse për Covid-19. Kemi prova të mëdha

17:10, 03/05/2020
A+ Aa A-

Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo tha të Dielën se kishte 'prova të mëdha' që pandemia e koronavirusit kishte origjinën në një laborator në Wuhan, Kinë.

"Ka prova shumë të mëdha që nisi aty," tha ai në "ABC This Week"

Por teksa u shpreh i ashpër me mënyrën se si e menaxhoi Pekini virusin, numri dy i Shtëpisë së Bardhë nuk mundi ti përgjigjej me "po" mundësisë së shpërndarjes së virusit me dashje nga shteti komunist.

Ai ka insistuar se Pekini në mënyrë të pamatur ka fshehur informacione të rëndësishme për shpërthimin e virusit dhe për këtë kërkoi të mbajë përgjegjësi, përcjell Syri.net.

Trump thuhet se ka ngarkuar spiunët amerikanë që të mësojnë më shumë rreth origjinës së virusit, në fillim u fajësua në një treg të Wuhan duke shitur kafshë ekzotike si lakuriqët, por tani mendohet se mund të jetë nga një laborator hulumtues i viruseve aty pranë.

Pompeo, një ish drejtor i CIA, u shpreh se ai ishte dakord me një deklaratë të enjten nga komuniteti i inteligjencës amerikane sipas së cilës 'COVID-19 nuk ishte prodhuar nga njeriu ose i modifikuar gjenetikisht' .

Por ai shkoi më larg se presidenti Donald Trump, duke përmendur prova 'domethënëse' dhe 'të mëdha' se virusi kishte origjinën në një laborator në Wuhan.

"Unë mendoj se e gjithë bota mund të shohë tani, mbani mend, Kina ka një histori të infektimit të botës dhe drejtimi të laboratorëve nën standarde", tha Pompeo.

Sipas tij, përpjekjet e Kinës për të minimizuar koronavirusin ishin përpjekje klasike të dezinformimit komunist, që "krijoi një rrezik të madh".

"Presidenti Trump është shumë i qartë: ne do t'i konsiderojmë ata përgjegjës", u shpreh Mike Pompeo.

Kujtojmë këtu se SHBA-të janë vendi më i goditur nga virusi me mbi 1,1 milion të infektuar dhe mbi 67 mijë viktima. /A.R, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco