Vala e dytë e COVID-19 mund të jetë më vdekjeprurëse, thotë shefi i Mjekësisë në Angli Chris Whitty.

Vala e dytë e COVID-19 mund të jetë më vdekjeprurëse, thotë shefi i Mjekësisë në Angli

14:21, 02/05/2020
A+ Aa A-

Zhdukja e koronavirusit është 'teknikisht e pamundur' dhe një valë e dytë këtë dimër mund të jetë më e rëndë se e para, tha profesori Chris Whitty.

Zyrtari kryesor mjekësor i Anglisë paralajmëroi: 'Nuk thuhet vetëm në " Game Of Thrones" se dimri vjen gjithmonë ... Dimri është gjithmonë më i keq se vera, pranvera dhe vjeshta për shërbimet shëndetësore."

Megjithëse Boris Johnson tha në konferencën e djeshme në Downing Street se Britania ishte në 'tejkalim të pikut', Prof. Whitty tha nëse 'R' (norma riprodhuese) e virusit nuk do të mbahej poshtë njëshit, (numrit që një i sëmurë infekton) atëherë ne do të jemi të detyruar për të pritur një tjetër "tsunami" të infeksionit.

Çdo vend që kërkon të lehtësojë masat e bllokimit tani duhet të ndërmarrë një "akt ekstremisht të vështirë balancimi" për të mbajtur nën kontroll pandeminë, tha Prof. Whitty në një ligjëratë në Kolegjin Gresham të enjten në mbrëmje.

Një valë e dytë e infeksioneve COVID-19 mund të jetë edhe më vdekjeprurëse se e para nëse arrin në dimër, gjykoi këshilltari kryesor mjekësor në qeverinë britanike, profesori Chris Whitty.

"Ashtu si me pandemitë e gripit, është plotësisht e besueshme që një valë e dytë të jetë më e rëndë sesa e para nëse nuk zbutet herët," tha profesori Whitty.

Nëse distancimi social vazhdon edhe gjatë dimrit, theksoi ai, kjo do të rezultojë në ngadalësimin e gripit dhe infeksioneve të tjera të traktit të sipërm respirator.

Profesor Whitty vazhdoi të shpjegojë katër mënyra të mundshme të dimrit që mund të ndryshojnë mënyrën se si transmetohet COVID-19.

Ende nuk dihet nëse do të ketë një element sezonal të COVID-19, por duke pasur parasysh faktin se është një sëmundje e frymëmarrjes, Irlanda Veriore dhe pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar mund të pësojë shpejtësim të transmetimeve.

Profesori Whitty tha gjithashtu se një valë e dytë do të ishte edhe më e vështirë për t'u menaxhuar në kohën e dimrit, sepse njerëzit do të ketë sëmundje që mund të duken si COVID-19, por që mund të mos jenë.

Kjo e bën qasjen simptomatike shumë më të vështirë sepse nëse dikush paraqet simptoma COVID-19 gjatë kohës së verës, ka shumë e më shumë të ngjarë që të ketë COVID-19.

Variabli i tretë që mund të përbëjë çdo luftë kundër një vale të dytë është rritja e kërkesës në sistemet shëndetësore.

Viruset përhapen shumë më lehtë në kohën e dimrit gjë që e vë sistemin shëndetësor nën presion edhe më shumë në krahasim me të pranverës ose verës.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco