Nëse Koreja e Veriut kërkon pasardhës, kush mund ta zëvendësojë Kim?

Nëse Koreja e Veriut kërkon pasardhës, kush mund ta zëvendësojë Kim?

11:00, 02/05/2020
A+ Aa A-

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u shfaq për herë të parë në publik pas tre javësh, siç njoftoi media shtetërore të shtunën, pasi një mungesë e pashpjegueshme nxiti pyetjet se kush do ta merrte përsipër shtetin me armë bërthamore në rast se ai do të vdiste.

Pheniani asnjëherë nuk ka njoftuar se kush do ta drejtonte vendin nëse Kim do të ishte ishte i pamundur dhe s’ka dhënë kurrë detaje  për fëmijët e tij të vegjël, por analistët thonë se motra e tij dhe besnikët mund të krijonin një regjiment derisa një pasardhës të ishte gati për të marrë përsipër drejtimin.

Ky spekulim u intensifikua pasi Kim, që besohet të është rreth 36 vjeç, nuk mori pjesë në një përvjetor të rëndësishëm të shtetit më 15 prill dhe që atë ditë u përhapën thashethemet se ai ishte i sëmurë rëndë ose kishte vdekur.

Çdo ndryshim në krye të Koresë së Veriut ka ngritur pikëpyetjet për një vakuum drejtues ose shembje të dinastisë Kim, e cila ka sunduar vendin që nga themelimi në 1948.

Kim u bë lider kur babai i tij Kim Jong Il vdiq në vitin 2011 nga një atak në zemër.

Deri më tani, secili prej tre Kimëve që ka qeverisur Korenë e Veriut e ka mbajtur pushtetin me dorë të hekurt. Por nën Kim Jong Un, arsenali i armëve bërthamore dhe raketave balistike të Koresë së Veriut është rritur ndjeshëm, duke ngritur shqetësime se kush do t'i kontrollonte ato.

Një prej figura kyçe me shumë mundësi si pasardhëse shihet Kim Yo Jong, motra më e vogël e Kim, e cila ka qenë më dukshëm e pranishme rreth liderit në dy vitet e fundit, duke shërbyer zyrtarisht si një zv/drejtore në Komitetin Qendror të Partisë Punëtore në pushtet, por jozyrtarisht si shefi i shtabit të vëllait të saj.

Motra e udhëheqësit, që besohet të jetë 31 vjeç, ka një kontroll të fortë mbi partinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco