Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Asnjë rast me korona/ Qyteti-fortesë u izolua nga bota

Asnjë rast me korona/ Qyteti-fortesë u izolua nga bota

09:46, 21/04/2020
A+ Aa A-

Një qytet spanjoll, i cili u izolua nga pjesa tjetër e botës një muaj më parë për të mbrojtur banorët, nuk ka regjistruar asnjë rast me koronavirus.

Zahara de la Sierra ka arritur të mbrojë popullsinë, e cila është kryesisht e moshuar.

Qyteti-fortesë në kodër ka aplikuar një regjim të rreptë dezinfektimi të rrugëve dhe mjeteve, duke monitoruar këdo që futet në qytet.

Pesë rrugët hyrëse në qytet u bllokuan përveç njërës, e cila monitorohet. Aty është ngritur një postbllok që kontrollohet nga një polic i vetëm. Çdo mjet që futet në qytet duhet të dezinfektohet, duke nisur nga gomat.

Një e katërta e banorëve në qytet janë mbi 65 vjeç dhe më shumë se 30 banorë jetojnë në një azil të moshuarish.

Qasja e kryebashkiakut është vlerësuar nga banorët, sidomos nga të moshuarit. Ndërkohë në qytetet fqinje, koronavirusi ka shkaktuar viktima, sidomos në azilet e pleqve.

Spanja është një nga vendet më të prekura me mbi 200 mijë të infektuar dhe mbi 20 mijë vdekje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco